Si të bëhesh i krishterë
Si mund të besosh te Jezusi?
Bibla i përgjigjet edhe kësaj pyetje me vargun: "Sepse po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh." (Romakëve 10:9).
Besimi përbëhet nga dy pjesë.Së pari, ti pranon se Jezusi është Zot, ose Perëndi. Ai erdhi nga qielli në tokë për të vdekur në kryq e për të na ofruar udhën për në parajsë.
Së dyti, ju duhet të besoni se Jezusi u ngjall prej së vdekurish. Ai vdiq në kryq, por nuk mbeti i vdekur përgjithmonë. Ai u ngjall sërish, iu shfaq shumë njerëzve, dhe pastaj u kthye në qiell.
TI MUND TË LUTESH PËR T'U BËRË I KRISHTERË QË TANI.
Ti mund të lutesh me fjalët e mëposhtme dhe të marrësh jetën e përjetshme:
“I dashur Zoti Jezus, unë e pranoj se kam mëkatuar. E di se nuk mund të shpëtoj dot veten. Të falënderoj që vdiqe në kryq dhe që barte mëkatin në vendin tim. Unë besoj se vdekja Jote ishte për mua dhe e pranoj sakrificën Tënde në vendin tim. Aq sa mundem, unë tani e kaloj tek Ti të gjithë besimin te vetja ime dhe gjërat që mund të bëj. Po të hap derën e jetës sime dhe, me besim të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Të falënderoj që m’i ke falur mëkatet dhe që po më jep jetën e përjetshme. Amen.”
A u lute për t'u bërë i krishterë?
Bibla thotë se ti mund ta dish me siguri se ke jetën e përjetshme: “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme.” (1 Gjonit 5:13).
Të lutem, kliko ose prek butonin e mëposhtëm për të na treguar nëse u bëre i krishterë sot.