Si mundet një Perëndi i gjithëpushtetshëm të lejojë ekzistencën e së keqes?

Përgjigje pyetjeve të studentëve

Kjo është pyetja e parë, nga një student këtu në Amerikë: “Si mundet një Perëndi, që flet veçse për fuqinë dhe dashurinë, të lejojë të keqen në këtë botë, sidomos nëse e dinte që më parë se bota do të binte pasi ta krijonte, duke na shkaktuar tmerret, sëmundjet dhe vuajtjet që kemi tani?”

RZ: Xhon, unë mendoj se kjo është pyetja më “me spec” e që ndoshta bëhet nga shumica e njerëzve. Dikush e ka shprehur me këto fjalë: “Virtyti në vuajtje dhe vesi në triumf e ka bërë njerëzimin ateist.” Ose siç ka thënë Alfred Lord Tennyson: “Asnjë mëngjes nuk ka parë mbrëmjen pa u thyer ndonjë zemër.” Kjo është një pyetje e dhimbshme në vetvete, sepse ka të bëjë me dhimbjen. Dhimbja është diçka e vërtetë, jo imagjinare. Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjemi në shumë mënyra, por C. S. Lewis na kujton “Është me rëndësi kritike hetimi i supozimeve që përmban një pyetje.” Mbaj mend se si, para shumë vitesh, përfundova një ligjëratë në Universitetin e Notingamit dhe një student u çua dhe bërtiti nga salla duke thënë se e keqja në këtë botë është aq e madhe sa nuk mund të ketë Perëndi. Ka shumë ligësi dhe vuajtje. Për mua, ironia në atë pyetje qëndronte në faktin se unë vetë vij nga Lindja dhe jetoj në Perëndim dhe nuk mbaj mend të ma kenë bërë ndonjëherë këtë pyetje në Lindje. Por tani e bëjnë, për shkak të kryqëzimit të mendimeve. Megjithatë, në islam zor se shtrohet ndonjëherë si pyetje apo të gjendet ndonjë libër që trajton këtë çështje. Ata thonë “Inshallah” ose “Subhan Allah”. Ndërsa në sistemin panteist të thuhet se po paguan borxhet e tua, etj. Ndodh pikërisht në botën perëndimore, ku ne jetojmë në rehatinë më të madhe, që të shtrohet pyetja për dhimbjen dhe vuajtjen. Por ky student anglez e shtroi këtë pyetje dhe unë i thashë nëse mund të qartësonim në fillim se pse po e bënte këtë pyetje dhe çfarë supozonte me të. E pyeta nëse supozonte se ekziston e mira, përderisa fliste për të keqen. Ai ndaloi një çast dhe pastaj tha “Po”. Pastaj e pyeta “Kur thua se ekziston e mira, a nuk po supozon se ekziston një ligj moral në bazë të të cilit duhet të dallojmë ndërmjet të mirës e të keqes?” Ai nuk e pranonte lehtë këtë e kështu vazhduam të bashkëbisedonim. Në fund ai tha se vërtet duhej të ekzisonte një standard moral objektiv sipas të cilit të dallojmë të mirën nga e keqja. Atëherë unë i thashë “Kur thua se ekziston një ligj moral, besoj se supozon edhe ekzistencën e dhënësit të këtij ligji moral. Por pikërisht këtë dhënës po përpiqemi ta çvërtetojmë e jo ta vërtetojmë, sepse nëse nuk ekziston një dhënës i ligjit moral, nuk ekziston as ligji moral, nuk eksizton as e mira, as e keqja. Atëherë, cila është pyetja juaj? Ai ndali një çast, pastaj më pa e më pyeti “Po atëherë, çfarë pyetjeje po ju bëj?” Kjo ishte para shumë vitesh. Unë i thashë se e dija se çfarë pyetjeje po më bënte e se nuk po përpiqesha t’ia vështirësoja. Kjo është një pyetje e ndjerë në nivel ekzistencial, një pyetje që shpesh nuk ekzaminon presupozimet logjike brenda saj. Perëndia duhet të mbetet në paradigmë, nëse duam që pyetja të jetë e vërtetë. Për pasojë, përgjigja duhet të vijë nga qëllimet dhe përshkrimi i Perëndisë në të vërtetë. Libri “Pse vuajtje?”, bashkëautorë të të cilit jemi unë dhe Vince Vitale, kolegu im nga Oksordi, ka një kapitull hyrës të shkruar prej meje e me titull “Trilema: Perëndia është i gjithëfuqishëm. Perëndia është gjithëdashës. E keqja ekziston.” Kjo është një trilemë, tre realitete që J.L. Mackie, filozofi australian, i quan inkoherente. Perëndia është i gjithëpushtetshëm, Perëndia është gjithëdashës, e keqja ekziston, tri fakte që ai i quan inkoherente. Pyetja ime këtu është “Pse përbëjnë një trilemë këto fakte, dhe jo një kuadrilemë apo kuintilemë?” Le të shtojmë edhe një fakt tjetër: Perëndia është i gjithëdijshëm. Ne e besojmë edhe këtë. Fakti numër pesë: Perëndia është i përjetshëm. Perëndia do të gjykojë gjithçka jo vetëm në kohë, por në përjetësi. Ndaj, pyetja ngec kur shtrohet si trilemë. Perëndia është edhe i gjithëdijshëm dhe përjetësia ekziston si realitet. Ndoshta shpjegimet e këtyre çështjeve mund të vijnë me përjetësinë. Më lejo të kaloj te dy përgjigje të shpejta për këtë. Në Xhorxha, Atlanta, ku unë jetoj, është një vajzë e re që quhet Eshlin. Një ditë, mamaja e saj ishte në një program televiziv për të diskutuar një problem të çuditshëm që ka Eshlina e që quhet CIPA, Pandjeshmëri Kongjenitale ndaj Dhimbjes me Anhidrozë (akronimet sipas emrit në anglisht). Ajo nuk mund të ndjejë dhimbje dhe gjendrat e djersës nuk i bëjnë. Ky problem mund të duket si diçka e mirë, të mos ndjesh dhimbje. Por e vërteta është se, nëse i ngulet një gozhdë në këmbë kur është në fushën e sportit, asaj do t’i shpohet lëkura, do t’i krijohet një infeksion, dhe askush nuk ka për të ditur gjë. Mamaja tregoi se sa shumë probleme ka krijuar kjo gjendje në jetën e vajzës së saj prej gjërave që i shkakton kjo sëmundje trupit të saj. Ajo tha se bënte një lutje të vetme çdo natë: “Zot, të lutem ndihmoje vajzën time të ndjejë dhimbje.” Vazja mund ta vërë dorën në sobë të ndezur dhe të mos e ndjejë që po i digjet. Pyetja ime është kjo: Nëse ne, në ekzistencën tonë të kufizuar, arrijmë ta shohim rolin e dhimbjes si paralajmëruese për diçka që nuk po shkon mirë, a është vallë e pamundur që Perëndia, në mençurinë e Tij të pafund, ta lejojë dhimbjen në jetën tonë, për të na ndihmuar të kuptojmë kur diçka nuk po shkon mirë?” Në kornizën njerëzore, dhimbjes i jepen ngjyrime morale, e kjo për shkak se jemi qenie morale. Për pasojë, edhe përgjigja duhet të vijë nga një kornizë morale e frymore. Pyetja supozon arsyetimin moral, gjë që mund të supozohet vetëm nëse Perëndia është pjesë e paradigmës e jo jashtë saj.

@ATRI 2015

The John Ankerberg Show

P.O. Box 8977

Chattanooga, TN 37414 U.S.A

Filmi i Jezusit

Si të bëhesh i krishterë

Si të bëhesh i krishterë? I krishterë është një person që ndjek Jezusin dhe që ka besuar te Ai. Bibla ofron një përgjigje të qartë se si mund ta dish që je i krishterë.Kliko këtu.

Bibla audio