Pse vdiq Jezusi në kryq?

Përgjigje pyetjeve të studentëve

Dua që të ndash me shikuesit në lidhje me një takim privat tëndin me një prej katër themeluesve të Hamasit dhe se çfarë the atje, sipas drejtimit të Perëndisë, dhe rezultatet e kësaj.

RZ: Fantastike! Do të më duhet një hyrje prej 30 sekondash për këtë, sepse pak para apo menjëherë pas atij takimi, nuk më kujtohet mirë, takova Sheikun Hussein të Damaskut dhe kam leje prej tij të tregoj këtë histori. Sheiku Hussein është një klerik shiit që udhëheq në Siri. Po dialogonim në një forum publik dhe, në fund të bisedës, ai i hedh sytë nga unë e më thotë: “Profesor, ndoshta ka ardhur koha që ne myslimanët të mos bëjmë më pyetjene a vdiq apo jo Jezusi në kryq, por pse vdiq?” Unë e pyeta a mund të më lejonte ta citoja edhe më vonë pyetjen e tij. Ai ndaloi një çast e pastaj më tha po. Ndërsa për sa i përket bisedës me një prej katër themeluesve të Hamasit, një prej sheikëve, kjo ndodhi në Ramallah dhe i pranishëm ishte edhe Kryepeshkopi i Kentërbërit. Ne po takoheshim me udhëheqës hebrej e myslimanë dhe po përpiqeshim të sillnim paksa ndjenjë përzemërsie ndërmjet dy palëve në mënyrë që të mund të bisedonin. Kjo ishte në ditën e fundit të takimeve, dhe ishim gjashtë a shtatë persona në një sallë të mbushur me tym duhani e me shumë njerëz të tjerë të pranishëm. Sheiku, një burrë me fizik shumë të fortë, foli për vitet që kishte kaluar në burg dhe familjarët që kishte humbur. Në fund, na thanë se secili prej nesh, që nuk ishim të ftuarit krysorë, mund t’i bënte nga një pyetje sheikut. Meqenëse takimi ishte privat, nuk do ta tregoj pyetjen. Por një pyetje ia bëra dhe përgjigja nuk më pëlqeu. I thashë: “Sheik, vërtet nuk më pëlqen përgjigja juaj, zotëri, e do t’ju them pse.” Kështu, ia shpjegova pse nuk më kishte pëlqyer përgjigja, duke i thënë se jo shumë larg që andej ndodhej një mal ku, 5000 vjet më parë, Abrahami u ngjit me të birin për ta ofruar si sakrificë për të shprehur besimin e tij në Perëndinë. E pyeta nëse e mbante mend historinë dhe ai tha po. Vijova duke i thënë të mos diskutonim se për cilin bir bëhej fjalë e të binim dakord vetëm se kishte marrë me vete djalin. Sheiku pranoi e kështu unë vazhdova më tej. Teksa sëpata ulej, Perëndia i tha Abrahamit të ndalonte. E pyeta sheikun si mendonte, pse e kishte thënë Perëndia këtë. Perëndia tha se Ai Vetë do të siguronte. Sheiku tha se ashtu ishte. Më pas, unë i thashë: “Sheik, shumë afër këtij vendi ku jemi ulur ndodhet një kodër që quhet Kalvar. Dy mijë vjet më parë, Perëndia e mbajti premtimin dhe siguroi. Ai çoi Birin e Tij në atë kodër e kësaj here sëpata nuk u ndal. Perëndia e sakrifikoi Birin e Tij. Për sa kohë nuk e pranojmë Birin që Perëndia ka siguruar, ne do të ofrojmë bijtë dhe bijat tona nëpër fushëbetejat e kësaj bote për pozitë, pushtet, tokë e prestigj.” Ra heshtje. Atëherë Kryepeshkopi tha se ishte koha që të largoheshim, kështu që nisëm të dilnim nga salla. Teksa po zbrisja shkallët, Kryepeshkopi më hodhi dorën në krah e më tha se fjalët e thëna kishin qenë nga Perëndia. Unë iu përgjigja se shpresoja shumë të kishte qenë ashtu. Por i ftuari kryesore nuk isha unë, ishte Kryepeshkopi. Po hipnim në makinë, kur dëgjoj ca hapa pas meje. Ishte sheiku. Ai me rrotulloi për të më kthyer nga vetja. Unë kam dy shufra titaniumi në kurriz dhe nga shtrëngimi i tij mendova se njëra u shtrembërua. Por ai më pa e më tha: “Ju jeni njeri i mirë, Z. Zacharias. Jeni njeri i mirë.” Pastaj, me lot në sy, më tha se shpresonte të më takonte sërish dhe më puthi në të dyja faqet. Xhon, interesante është që këtë histori e kam treguar në Universitetin Islamik të Kuala Lumpurit në Malajzi, universitet që mbahet si më i vjetri. Shefja e departamentit të studimeve islamike, emrin e së cilës nuk do ta përmend, u kthye në zyrën e vet pasi unë kisha përfunduar ligjëratën time në mbrojtje të veçantisë të besimit të krishterë. Pastaj më tha pikërisht këto fjalë, në prani të dy kolegëve të mi: “Po të mos ishte e pavend, do t’ju puthja në të dyja faqet. Faleminderit që erdhët dhe folët këtu.” Ndërsa juve si dëgjues, dua t’ju them se bota është një vend i tmerrshëm tani. Therjet, vrasjet, urrejtja, shkatërrimi i madh. Për sa kohë nuk e dimë përse erdhi Jezusi, kurrë nuk do ta kemi përgjigjen për transformimin e zemrës sonë. Kështu do të vazhdojmë të vritemi me njëri-tjetrin për tokë, pozitë, pushtet e prestigj, e për çfarë? Që brezi i ardhshëm ta çojë dëm të gjithën? Ndaj ju duhet të mendoni për çfarë ju thotë Jezus Krishti. Ai po ju ofron jetë të përjetshmë dhe zemër të shndërruar prej hirit dhe mëshirës së Tij. Ju mund t’i besoni Atij me një lutje të thjeshtë, dhe unë ju siguroj se, nëse e thoni me gjithë zemër, në fund të asaj lutjeje do ta dini se jeni bërë njeri i ri. Sepse Ai i përgjigjet lutjes suaj.

 

@2015

The John Ankerberg Show

P O Box 8977

Chattanooga, TN USA

Filmi i Jezusit

Si të bëhesh i krishterë

Si të bëhesh i krishterë? I krishterë është një person që ndjek Jezusin dhe që ka besuar te Ai. Bibla ofron një përgjigje të qartë se si mund ta dish që je i krishterë.Kliko këtu.

Bibla audio